
Impiantet & produktet
Nga nxjerrja e lëndës së parë deri te furnizimi në kantier.
MAKARESH sh.p.k. disponon dy impiante për përpunimin dhe prodhimin e materialeve të gurit. Kombinimi i impianteve me flotën e makinerive të rënda dhe mjeteve të transportit i mundëson kompanisë të menaxhojë të gjithë procesin – nga nxjerrja dhe përpunimi deri te transporti dhe furnizimi.
Impianti Krujë
Krastë, Krujë · Qarku Durrës
Impianti kryesor i kompanisë, me linja thërrmimi dhe klasifikimi për prodhimin e rërës, granilit, stabilizantit dhe çakëllit, si dhe magazinim të mbuluar për materialet e gatshme.
Zona Minerare Nr. 213/10, Objekti i gurit gëlqeror "Picrraga 3", Njësia Administrative Krujë, Bashkia Krujë
Impianti Mamurras
Drojë, Mamurras · Qarku Lezhë
Impiant i integruar në karierën e gurit gëlqeror Drojë-1, me thërrmues primar dhe transportues të fiksuar në gur, që furnizon zonën e Lezhës, Kurbinit dhe aksin verior.
Zona Minerare Nr. 266/3, Objekti i gurit gëlqeror Drojë-1, Laç, Kurbin, Qarku Lezhë
Materialet që prodhojmë
Fraksione të kontrolluara për çdo fazë të ndërtimit.
Të gjitha materialet prodhohen nga gur gëlqeror i nxjerrë në karierat tona, nën sistem të certifikuar të menaxhimit të cilësisë ISO 9001:2015.
Rërë
Stabilizant
Granil 1 & 2
Granil
Çakëll + gur gurore
Vendndodhjet e aktivitetit
Zona Minerare nr. 266/3, objekti i gurit gëlqeror Drojë-1. Kurbin, Lezhë.
Vend grumbullim dhe shitje materialesh ndërtimi.

Kontakt
Keni nevojë për materiale inerte në volume të mëdha?
Furnizim i qëndrueshëm nga dy impiante, me transport në kantier.





