Rruga e Kurtit
Asfaltim · Shtator 2026
Shtrimi me asfalt i rrugës së Kurtit: përgatitja e bazës, shtrimi i asfaltit me asfaltoshtruese dhe ngjeshja me rula, deri te sinjalistika horizontale.

Ndërtim & infrastrukturë
Krahas aktivitetit në industrinë e gurit dhe materialeve inerte, MAKARESH sh.p.k. operon edhe në sektorin e ndërtimit.
Përgjatë viteve, kompania ka realizuar dhe marrë pjesë në ndërtimin e objekteve të ndryshme private, duke përfshirë banesa, kapanone, objekte industriale dhe godina të kategorive të ndryshme.
Eksperienca në sektorin e materialeve të ndërtimit, së bashku me investimet në makineri, pajisje dhe burime njerëzore, kanë krijuar bazën për zgjerimin e kompanisë në fushën e ndërtimit dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme.
Projekte të fundit
Asfaltim · Shtator 2026
Shtrimi me asfalt i rrugës së Kurtit: përgatitja e bazës, shtrimi i asfaltit me asfaltoshtruese dhe ngjeshja me rula, deri te sinjalistika horizontale.
Nivelim dhe ngjeshje · Shtator 2026
Transporti i çakëllit me kamionët tanë, shpërndarja me grejder dhe ngjeshja me rul Bomag: baza e qëndrueshme mbi të cilën ndërtohet rruga.
Kompleks bashkëkohor banimi dhe shërbimesh · Fushë-Krujë · 2026
Në vitin 2026, MAKARESH sh.p.k. prezanton me krenari BABASI RESIDENCE, një projekt bashkëkohor banimi dhe shërbimesh në zemër të Fushë-Krujës. Projekti përfaqëson një hap të rëndësishëm në historinë e kompanisë dhe hyrjen e saj në një etapë të re zhvillimi.
BABASI RESIDENCE është konceptuar si një kompleks modern me 2 kate nëntokë dhe struktura prej 17, 15 dhe 13 katesh mbi tokë, me një sipërfaqe totale ndërtimi prej rreth 31 000 m². Projekti synon të sjellë një standard të ri të banimit dhe shërbimeve në zonë, duke kombinuar arkitekturën bashkëkohore, funksionalitetin dhe cilësinë e ndërtimit.
Me përmasat dhe konceptin e tij, BABASI RESIDENCE synon të kthehet në një pikë referimi për Fushë-Krujën dhe të kontribuojë në zhvillimin urban dhe ekonomik të qytetit.
Pamjet janë koncepte arkitektonike paraprake. Detaje të tjera do të publikohen pas miratimit të lejes së ndërtimit.

Kontakt
Furnizim i qëndrueshëm nga dy impiante, me transport në kantier.