Shqipëria po kalonte një periudhë intensive investimesh në infrastrukturë dhe kërkesa për materiale ndërtimi dhe inerte ishte në rritje të vazhdueshme. MAKARESH investoi në impiante për përpunimin e gurit, teknologji prodhimi dhe rritjen e kapaciteteve, duke krijuar një strukturë të aftë për furnizime në volume të mëdha.
Kompania kontribuoi si furnizuese me gurë, çakull dhe materiale inerte për Rrugën e Elbasanit, Rrugën e Arbrit, aksin Tiranë–Durrës, Portin e Durrësit, Porto Romanon dhe shumë projekte të tjera.

